Familja e Haki Imerit mirëpret vazhdimin e mandatit të prokurorit Smith – ka një mesazh për deputetët që votuan pro Speciales

Aktuale

Familja e Haki Imerit mirëpret vazhdimin e mandatit të prokurorit Smith – ka një mesazh për deputetët që votuan pro Speciales

Nga: A.M Më: 9 qershor 2022 Në ora: 14:13
Jack Smith

Familja e ish veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri ka reaguar në lidhje me vazhdimin e mandatit të prokurorit amerikan të dhomave të Posaçme në Hagë, Jack Smith.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri i uroi suksese prokurorit Smith në zbardhjen e vrasjeve politike.

Krahas kësaj, kishte edhe një mesazh për deputetët që votuan pro krijimit të Gjykatës Speciale, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Prokurorit amerikan të dhomave të Posaçme në Hagë ia paskan vazhduar mandatin me tutje, ky është një lajm i rëndësishëm për drejtësinë.

I urojmë Z. Smith suksese të mëtutjeshme në ndriçimin e vrasjeve politike..

Puna e deri tashme e prokurorëve amerikan dhe e të tjerëve në dhomat e specializuara është për çdo lëvdatë.

Këmbëngulësia e tyre morale dhe profesionale i ka dëshmuar Kuvendit dhe deputetëve të Kosovës që themeluan këtë Gjykatë se vota e tyre është në favor të drejtësisë dhe shtetbërjes.

Kjo votë nuk u ka shkuar kot të dashur deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat