​Roli i mediave për paqen botërore është shumë i rëndësishëm

Aktuale

​Roli i mediave për paqen botërore është shumë i rëndësishëm

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 10:53
Konferenca “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”

Në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, drejtuesi i Federatës së Paqes Universale të Kosovës, Katsumi Otsuka tha se roli e mediave për paqen botërore është shumë e rëndësishme.

Ai tha se përmes kësaj konference do të mund të shihen gjërat nga një pikëpamje tjetër edhe në aspektin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

Otsuka: Roli e mediave për paqen botërore është shumë i rëndësishëm

“UPF e ka sistemin që është e gatshme të sjell paqe në botë, Kombet e Ballkanit Perëndimor në një farë mënyrë kanë qenë pjesë të këtyre gjërave dhe roli e mediave për paqen botërore është shumë e rëndësishme, këtu zhvillimet e fundit, edhe në internet edhe në botën sociale kanë sjell shumë informata, apo po e ndihmojnë shoqërinë të jetë e informuar. Për ketë arsye e kanë krijuar Uashington Times në Amerikën Qendrore dhe kanë krijuar një rrjet të gjerë mediatik i cili mbetët me një profesionalizëm shumë të madh mediatik dhe etik. Këta janë të ata të rinj që janë të prekur nga mediat sociale dhe nuk ka dyshim që janë ai përkushtimi pozitiv i paqes botërore, dhe do të jetë i nevojshëm për paqen botërore”, tha ai.

Kjo konferencë ka bërë bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.

Konferenca organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat