Loshi: Qeveria e Kosovës duhet të vë në fuqi masat e reciprocitetit me Serbinë

Aktuale

Loshi: Qeveria e Kosovës duhet të vë në fuqi masat e reciprocitetit me Serbinë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:25
Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi konsideron se Ballkani i hapur është një projekt serb që ka dy objektiva: dominimin e tregut serb në rajon dhe anashkalimin dhe spostimin e Kosovës si problem politik për Serbinë.

Sipas tij, ky projekt i konvenon edhe Shqipërisë ekonomikisht por që dëmton faktorin shqiptar.

“Shikuar teknikisht, Ballkani i hapur, në planin ekonomik i konvenon edhe Shqipërisë, sepse duke hequr tarifat doganore ajo konsumon mallërat serbe dhe jeta e qytetarëve atje bëhet më e lirë. Por, politikisht kjo e dëmton shumë faktorin shqiptar, sepse krijon një plasaritje mes shqiptarëve që do të kërkojë kohë për t’u mbyllur”, ka deklaruar ai.

Loshi ka thënë se situata është bukur komplekse, prandaj edhe duhet trajtuar me shumë kujdes e mençuri.

Shqipëria zyrtare duhet ta kuptojë se duke u bërë pjesë e një nisme politike serbe në rajon, e dëmton procesin e negocimit të Kosovës në favor të Serbisë. Kosova, përkatësisht tregtarët dhe qytetarët e saj, duhet të tregojnë vetëdije shumë më të lartë politike kur vendosin se çfarë mallrash do të blejnë. Qeveria e Kosovës duhet të vë në fuqi masat e reciprocitetit me Serbinë. Nëse nuk ka recirpocitet, kjo i bie se ne jemi pa asnjë kusht të hapur ndaj Serbisë. A mund t’i kërkosh tjetrit që formalisht dhe praktikisht të jetë i mbyllur ndaj një vendi që ti vetë praktikisht je i hapur?”, përfundoi Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat