Millosheviqi luftoi mediet dhe fjalën shqipe

Aktuale

Millosheviqi luftoi mediet dhe fjalën shqipe

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Mediet ishin cak i regjimit të Jugosllavisë së Slobodan Milosheviqit në fillim të viteve të 90-ta në shekullin e kaluar.

Në fakt në atë kohë, mediet në gjuhën shqipe si të shtypura ashtu edhe radio-vizive ishin të pakta.

Një prej mediumeve më të mëdha në vend ishte RTV “Prishtina”

Megjithatë, me vendosjen e masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, regjimi i Millosheviqit përzuri nga vendet e punës të gjithë të punësuarit që vendosën të mos i nënshtrohen diktatit.

Një prej shumë dëshmitarëve është edhe Kamber Vrajolli, montazher dikur në RTP e tani në RTK.

 “S’kemi dashtë ta pranojmë regjimin e Serbisë në Kosovë, edhe e kemi lënë punën”, thotë Vrajolli.

Ai  kujton  5 korrikun e vitit 1990, kur bashkë me kolegët e tjerë të RTP-së, u dëbuan nga puna.

Pavarësisht se Vrajolli vetëm edhe  pak javë,  del në pension, megjithatë, ajo ditë mbetet më e paharruara për të.

Më poshtë mund të ndiqni videon me rrëfimin e Vrajollit për RTK-në, dhënë në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat