​PDK akuzon MKRS-në për abuzim të 335 mijë eurove, kërkon nisjen e hetimeve

Aktuale

​PDK akuzon MKRS-në për abuzim të 335 mijë eurove, kërkon nisjen e hetimeve

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 16:10
Donjet Bislimi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar akuza ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për abuzimin e 335 mijë eurove nga zëvendësministrja, Daulina Osmani.

Kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi, në një konferencë për medie të hënën, tha se MKRS në projektin e titulluar “Drejt Malit” ka abuzuar në skemë mashtrimi, ku ka përfituar Mimoza Osmani, motra e zëvendësministres.

Bislimi: Ky është një projekt i mashtrimit në MKRS

“Në projektin e titulluar "Drejt Malit", nga i cili 335 mijë euro i ka përfituar, Mimoza Osmani, e cila është motra e zëvendësministres Daulina Osmani, që është njeriu më i besuar i kryeministrit Albin Kurti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky projekt i dyshimtë ka përfunduar përmes një skeme mashtrimi dhe kamulfimi që përbënë një konflikt ë pastër interesi me përgjegjësi dhe implikime ligjore”, theksoi ai.

Teksa i paraqiti pretendimet e tij, Bislimi kërkoi nga Prokuroria të fillojë hetimet për këtë rast.

Bislimi: MKRS i ka dhënë 335 mijë euro OJQ-së “Federata e Sportit Shkollor

"Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka iniciuar muaj më parë një memorandum bashkëpunimi ku i ka përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë si dhe OJQ-në “Federata e Sportit Shkollor”. Nëpërmjet këtij memorandumi, Ministria e Kulturës ia ka dhënë 335 mijë euro OJQ “Federata e Sportit Shkollor”, e cila kishte obligim ta organizojë projektin “Drejt Malit” që kishte për qëllim dërgimin e nxënësve për skijim në Brezovicë. Kjo OJQ e kishte marrë përsipër t'i blejë pajisjet dimërore për nxënësit si dhe t'i akomodojë ata në një hotel në Brezovicë. Ajo çfarë ndodhi është se kjo OJQ, me paratë e Ministrisë së Kulturës e kontraktoi Kompaninë “Omnisport” me pronar burrin e motrës së zëvendësministres Daulina Osmani. Pra, motra e zëvendësministres përveç që e ka bashkëshort pronarin e kësaj kompanie, ajo edhe vet punon aty", shtoi ai.

Bazuar në titullin e ofertës, Bislimi tha se me këto 335 mijë euro u blenë disa pajisje dimërore dhe të tjerat u shpenzuan për akomodim në hotelin “Molika” në Brezovicë, i cili sipas tij nuk figuron i regjistruar në Kosovë, por është i regjistruar në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat