Pula: Qeveria do duhej të paguante kompani lobuese për liberalizimin e vizave

Aktuale

Pula: Qeveria do duhej të paguante kompani lobuese për liberalizimin e vizave

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:16
Shqiprim Pula

Njohësi i politikës së jashtme, Shqiprim Pula thotë se Qeveria e Kosovës do duhej që të paguante kompani lobuese sa i përket liberalizimit të vizave.

Sipas Pulës, një gjë e tillë nuk ka asgjë të keqe pasi është në interes të qytetarëve.

“Do duhej të ndodhte. Nëse nuk ka kapacitete humane të mëtutjeshme, do duhej të ndodhte një proces i tillë sepse është interes shtetëror. Pra, është interes i një të mire të përgjithshme qytetare. Dhe absolutisht nuk ka asgjë të keqe, që Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Jashtme, të angazhojë njerëz të cilët janë të fushës, dinë, kanë ekspertiza personale, profesionale në këtë drejtim, në mënyrë që të trajtohet si temë me urgjencë dhe të përmbyllet njëherë e mirë kjo temë”, tha ai.

Pula theksoi se trajtimi i kësaj teme në vijimësi, ka ngarkuar shumë qytetarin e Kosovës dhe ka lënë shumë procese mbrapa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat