Bajrami thotë se marrëveshja finale duhet të ketë një klauzolë ku serbëve u garantohen të drejtat sipas Pakos së Ahtisarit ose Asociacioni

Aktuale

Bajrami thotë se marrëveshja finale duhet të ketë një klauzolë ku serbëve u garantohen të drejtat sipas Pakos së Ahtisarit ose Asociacioni

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 21:26
Arsim Bajrami

Bashkëhartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, thotë se njëherë duhet të përmbyllet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që pastaj të mund t’i hapet rrugë rishikimit të Kushtetutës.

Bajrami theksoi se çfarëdo marrëveshje që arrihet nga dialogu Kosovë – Serbi, duhet ta ketë edhe një pikë ku serbët ose gëzojnë të drejtat sipas pakos së Ahtisarit ose të kenë një Asociacion.

“Unë kam një vizion për dialogun, vizion personal që mendoj se çfarëdo marrëveshje që arrihet, në qoftë se arrihet, me thënë të drejtën jam shumë skeptik, jo vetëm për shkak të destruksionit serb por edhe për shkak të pasivitetit tonë që të ofrojmë alternativa, që të ofrojmë opsione.

Çfarëdo marrëveshje duhet që të ketë edhe klauzolën që serbët ose do ta kenë një Asociacion, që duhet të themelohet sipas legjislacionit të Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ose do t’i mbajnë të drejtat sipas pakos së Ahtisarit”, deklaroi ish-deputeti i PDK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat