Çun Lajçi përfshihet në debatin për anulimin e Sunny Hill: E shihni se si mashtrohet Kosova nga...

Aktuale

Çun Lajçi përfshihet në debatin për anulimin e Sunny Hill: E shihni se si mashtrohet Kosova nga...

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:38
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi është përfshirë në debatin rreth anulimit të Festivalit Sunny Hill, shkruan Bota Sot.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Komuna e Prishtinës e ka me hile çështjen rreth dhënies ne shfrytëzim të tokës për 99 vjet për organizatorët e këtij festivali.

Lajçi shkruan se me këtë rast po dalin në shesh lakmia, mashtrimi e përfitimi.

Postimi i plotë:

Bahuni gur i këtij dheu!

Enver Robeli na e paska sqarua ket punën e festivalit të z.Lipa!

Edhe Hekurani, ministri, mbramë e sqaroi. Tani po del n'shesh lakmia, mashtrimi e përfitimi! Krahasimet janë të tepërta, apo, ma mirë me thanë: Provinces nuk i duhen krahasimet!

Kosova asht yst! Ajo ka edhe kur s'ka. Por, jo për ata që s'kan!

Tani po e citoj vetvetën: Ky dhe nuk shitet! Ky dhe nuk blehet. Ky dhe vetëm bekohet me gjak!

Kush e bekoi e kush e shiti, asht çështja?

Kush e bleu!

I forti, po dihet!

Komuna e ka me hile! E pse?

Ja pse!

A do të duhej të ma falte Teatrin pse unë p.sh, do ta organizoja nji festival botnor të teatrit me De Niron e Al Paçinon e ekstra të tjerë? Jo pesë ditë, po korrik e gusht, në Prishtinë e në Tiranë.

E shihni hilen time dhe interesin e Komunes? E shihni se si mashtrohet Kosova nga ata që rrinë Metropoleve?

Po e përfundoj me citatin tim:

Bahuni gur i këtij dheu që t'mos iu thyej askush!

Por jo! Dikush u ba tokë e shitune !

P.S

Mos mendoni se jam kundër festivaleve, se jam rritë nëpër festivale filmash e teatrosh në atë dreq Jugosllavie, po jam kundër zhvatjes e rrjepjes se lëkurës kosovare!

Dardani, 16.06.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat