​Veteranët ftohen në takim me Kurtin nesër në orën 09:00, por protesta vazhdon

Aktuale

​Veteranët ftohen në takim me Kurtin nesër në orën 09:00, por protesta vazhdon

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i detyrës së OVL- UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se ka marrë ftesë zyrtare për takim me kryeministrin.

Ai ka njoftuar se takim është paraparë në orën 09:00, por që Klinaku ka shtuar se do të qëndrojnë në oborr të kuvendit derisa të të merren parasysh kërkesat e tyre.

Klinaku: Derisa të ulemi të bisedojmë, ne do të qëndrojmë këtu

“E morëm një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin, ministrin e Financave dhe një anëtar për Buxhet dhe Financa që është, takimi në orën 09:00. Kjo ishte një kërkesë e jona, sepse ne takimeve nuk ju kemi ikur asnjëherë.

Por, kërkesa jonë qysh në mëngjes kur kemi filluar në mëngjes është që të ndërpritet seanca.

Dhe kemi thënë që të mos mbahen kurrfarë seancash, derisa këta e kanë shkelur ligjin.

Derisa të ulemi të bisedojmë ta kthejmë ligjin në vend, ne do të qëndrojmë këtu. Këta duhet ta ndërprerjnë seancën e sotme”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat