Ish mjeku i UÇK-së: Komandantët me Ramushin në krye po e kërcënojnë Kurtin - Ja pse do të dorëzohet Albini

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Komandantët me Ramushin në krye po e kërcënojnë Kurtin - Ja pse do të dorëzohet Albini

Nga: P.R Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:41
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një postimi në facebook ka komentuar protestën e sotme te veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, në krye të veteranëve të cilët po kërcënojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, qëndron Ramush Haradinaj.

“Komandantët që janë në politikë me Ramushin në krye po kërcënojnë kryeministrin Kurti, ministrin Murati dhe qeverinë, sepse këta komandantë janë vetë përgjegjës për listat e fryera. Ata duan që kjo qeveri t’ua rrisë pagat të gjithë veteranëve pa dallim dhe kështu t’i bëjnë përgjegjës edhe këta dhe t’i barazojnë me veten e tyre”, shkruan ndër tjerash Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se Albin Kurti do të dorëzohet përballë presionit të veteranëve.

“Më vjen keq me e thanë, por Albin Kurti këtu s’ka rrugë tjetër pos me u dorëzu. Pra, me i rritë pagat e të gjithë veteranëve e që i bie me marrë përgjegjësi edhe ai për veteranët mashtrues. Albini i ka votat ende, por fuqinë destrukrive e kanë ata, komandantët që e kanë pru punën deri këtu”, shkruan Liri Loshi.

Postimi i plotë:

Komandantët që janë në politikë me Ramushin në krye po kërcënojnë kryeministrin Kurti, ministrin Murati dhe qeverinë, sepse këta komandantë janë vetë përgjegjës për listat e fryera. Ata duan që kjo qeveri t’ua rrisë pagat të gjithë veteranëve pa dallim dhe kështu t’i bëjnë përgjegjës edhe këta dhe t’i barazojnë me veten e tyre. Kushdo që beson në ligj dhe drejtësi, beson edhe se lista e veteranëve ka me u pastru. E nëse pastrohen listat duhet me u përgjegj për mashtrim ata që i kanë ba ato lista.

Kush janë ata? Komandantët e zonave, të brigadave, të batalioneve, të kompanive… Mu kjo është arsyeja pse lënda po zvaritet në gjykatë. Sepse, prokurorët dhe gjykatësit nuk kanë guxim me i shku punës deri në fund. Merre me mend tash, për shembull, me i denu me burg për mashtrim komandantët kyq të UÇK-së! Me pas pasë na një kësi guximi qytetar nuk ka pasur nevojë për Gjykatën Speciale, e cila është instaluar mu për shkak të mungesës së vullnetit politik me i trajtu krimet e supozuara të luftës nga gjykatat vendore.

Më vjen keq me e thanë, por Albin Kurti këtu s’ka rrugë tjetër pos me u dorëzu. Pra, me i rritë pagat e të gjithë veteranëve e që i bie me marrë përgjegjësi edhe ai për veteranët mashtrues. Albini i ka votat ende, por fuqinë destruktive e kanë ata, komandantët që e kanë pru punën deri këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat