​LDK kërkon vazhdimin e kontratave për mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë të angazhuar gjatë pandemisë

Aktuale

​LDK kërkon vazhdimin e kontratave për mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë të angazhuar gjatë pandemisë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:35
Ardian Shala dhe Ekrem Hyseni

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka shprehur shqetësim për mos vazhdimin e kontratave për mbi 1 punonjës shëndetësorë të cilët ishin angazhuar gjatë pandemisë COVID-19, duke kërkuar që të njëjtit të vazhdojnë të mbesin në marrëdhënie pune pasi janë të nevojshëm për sistemin shëndetësor. Në këtë konferencë u ngrit edhe çështja e largimit të mjekëve për çka u kërkua hapja e konkursit për specializantë.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ardian Shala, tha se si pasojë e vendimit për të mos ju vazhduar kontratat këtyre punonjësve kanë lënë pa të ardhura mbi 1 familje. Sipas tij, as pandemia nuk është mbyllur dhe sistemi shëndetësor për këta punonjës është i mangët. 

Shala: Sistemi ynë shëndetësor është i mangët pa këta punonjës 

“Mbi 1000 punëtorë shëndetësorë dhe staf ndihmës u angazhuan në sistemin tonë shëndetësor në QKUK, spitale rajonale si dhe sistemin primar shëndetësor për ballafaqimin dhe menaxhimin me pandeminë COVID-19, por si duket Qeveria e tanishme ende papërfunduar pandemia vendosi të ndërpresë kontratat mbi 1 mijë punonjësve shëndetësorë në këtë projekt duke i lënë pa punë përfundimisht ata dhe po ashtu 1 mijë familje pa paga duke i rritur mangësitë në sistemin shëndetësor, çka dëmton thellësisht dhënien e këtyre shërbimeve si dhe vaksinimin me dozën e tretë në grupet e djeshme me çka rrezikohen se e gjitha punë ë bëre deri tani të marrë kahe tjetër që askush nuk do të dëshironte”, ka thënë Shala.

Ndërsa doktor Ekrem Hyseni, anëtar i kryesisë së kësaj partie, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që t’ju vazhdojë kontratat këtyre punonjësve pasi ndryshe të njëjtit do të largohen nga vendi.

Gjithashtu Hyseni ka kërkuar edhe hapjen e konkursit për specializantë ndërsa bëri thirrje që të miratohet edhe Ligji i pagave, që sipas tij, do të adresonte shqetësimet e mjekëve.

Hyseni: Ministria t’ju vazhdojë kontratat 

“E keni një mundësi me bo diçka të mirë për shëndetësinë, ministër mos hezito, vazhdoju kontratat këtij stafit i cili e ka dhënë kontributin e tij gjatë pandemisë dhe kanë dëshmuar që janë të nevojshëm, mos të dëmtohen shërbimet nëpër klinika për mungesë të stafit të cilin veçse e kemi dhe mos t’iu hapim rrugë ikjes së tyre jashtë Kosovës. Të hapën vende të tjera të punës sipas nevojës për staf shtesë, staf i cili është i domosdoshëm... 5:12. Ministër hape konkursin e specializimeve vjetore, kjo do t’i ndihmojë mjekët e rinj mos të marrin rrugën të ikin jashtë Kosovës por do t’i japin mundësinë që të japin kontributin e tyre në Kosovë... 5:40 Aprovimi i ligjit të pagave është domosdoshmëri më ju dhënë një përgjigje konkrete shqetësimit të madh i cili është niveli i pagës në sistemin shëndetësore”, vijojë Hyseni.

Duke u ndalur të largimi i mjekëve nga vendi, një shqetësim i ngritur disa herë gjatë këtij viti, Shala tha se vetëm këtë vit janë 95 mjekë që kanë gjetur punë në vende të tjera dhe janë detyruar të ikin për shkak të kushteve më të mira.

Sipas tij, shumë shërbime tashmë po rrezikohen si pasojë e mungesës së mjekëve.

Shala: Nga janari i këtij viti 95 mjekë kanë ikur nga Kosova

“Nga janari i këtij viti 95 mjekë kanë dalë nga Kosova dhe shumë të tjerë janë në pritje të proceduarave, kjo përben 2.4 për qind të numrit total të mjekëve. Shumë shërbime tash po rrezikohen duke e ditur që një pjesë e stafit mjekësor është shumë i lodhur si pasojë e COVID-19 dhe ku kësaj i shtohet paga më e ulët në rajon bën që mjekët dhe infermierët të largohen nga Kosova. Mungesa e specializimeve dhe largimi i mjekëve nga puna do ta rrisë procesin e largimit të mjekëve i cili nëse vazhdon me këtë trend do ta rrezikojë komplet sistemin shëndetësorë ”, theksoi Shala.

Duke përmendur komunën e Fushë Kosovës që po përballet me mungesë të stafit mjekësor e që udhëhiqet nga LDK, Hyseni nuk u pajtua me konstatimin se partia e tij nuk e ka prioritet shëndetësinë duke kujtuar faktin se të njëjtit punonjës shëndetësorë ishin angazhuar gjatë Qeverisë Hoti.

Këta punonjës shëndetësorë kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë së Kosovës paraditen e së hënës duke kërkuar që t’ju vazhdohen kontratat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat