Haradinaj përkujton bashkëluftëtarin Selman Kuqi

Aktuale

Haradinaj përkujton bashkëluftëtarin Selman Kuqi

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 16:34
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Selman Kuqi, i cili ka rënë heroikisht për liri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Selmani ka qenë njëri luftëtarët më të dalluar për liri.

“Në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, pushojnë më të dashurit tanë, njerëz që morën pjesë në shkrimin e historisë së përpjekjeve tona për liri. Sot u bashkuam me familjen atdhetare Kuqi, në kujtim të bashkëluftëtarit tonë Selmanit, prej luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu, kam vizituar babain e Dëshmorit Xhevat Sejfijaj, bacën Muharrem, mik i pandashëm i babës Hilmi, deri në ditën e fundit. Evokuam kujtimet për Xhevatin e Plakun dhe i urova një pleqëri të qetë”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat