Deliu: Dita e Çlirimit të Skënderajt na kujton sakrificën e atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës

Aktuale

Deliu: Dita e Çlirimit të Skënderajt na kujton sakrificën e atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 19:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kujtuar ditën e Çlirimit të Skënderajt.

Deliu shkruan se kjo ditë na kujton të gjithë ata që dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

Ajo bëri me dije se, në nderim të kësaj dite palestra sportive në Skënderaj do të bartë emrin e komandantit të shquar të UÇK-së, Ilaz Kodra.

POSTIMI I PLOTË:
Dita e Çlirimit të Skënderajt -18 Qershori, na kthen në kujtesë sakrificën e pashoq të të gjithë atyre që dhanë shumë për Lirinë e Kosovës.

Përjetësisht falënderues ndaj dëshmorëve, martirëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gjithçka që dhanë nga vetja e tyre.

Në nderim të kësaj dite, palestra sportive në Skënderaj do të bartë emrin e komandantit të shquar të UÇK-së, Ilaz Kodra.

Ndërsa në nderim të jetës dhe veprës së dr.Fatmir Fazliut, në oborrin e QKMF-së, u zbulua busti i tij.

Urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Skenderajt, Dita e Çlirimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat