Dimal Basha: U dashtë me ardhë qeveria Kurti me e kry marrëveshjen për energji

Aktuale

Dimal Basha: U dashtë me ardhë qeveria Kurti me e kry marrëveshjen për energji

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:11
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike në veri të vendit.

Basha ka shkruar se është dashtë të vijnë qeveria Kurti për të ardhur në vitin 2022, e ta finalizojnë këtë marrëveshje.

“Kosova ka nënshkru marrëveshje për energjinë në vitin 2013 & 2015, dhe u dashtë Qeveria Kurti për me ardh në vitin 2022, për me implementu, që m’i dhanë fund pagesës së faturave të serbëve në veri!

Kurrë s’i kanë respektu as kta as marrëveshjet, e tash puna ma e madhe po na shkon duke ua përmirësu gabimet e tyre.

Bile mos folni se marre”, ka shkruar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat