​Kurti: Prioritet për qeverinë është punësimi dhe aftësimi i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Aktuale

​Kurti: Prioritet për qeverinë është punësimi dhe aftësimi i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur mbështetjen për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian të martën, Kurti tha se punësimi i këtyre komuniteteve jo shumicë është prioritet i ekzekutivit. 

Kurti: Prioritet për qeverinë është punësimi dhe aftësimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian 

“Ne kemi vendosur një sistem transparent dhe fer për ndarjen e fondeve për komunitete dhe uroj që të kemi shumë iniciativa të qëlluara nga komuniteti egjiptian, ku do të mund të promovohen dhe mbrohen të drejtat e komunitetit. Zyra për çështje të drejtave të komuniteteve gjithsej ka 1 milion e gjysmë fonde për komunitete dhe më vjen mirë që gjatë verës do të hapet një thirrje tjetër për aftësimin dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve, pasi ky është prioritet si për qeverinë tonë, ashtu edhe për komunitetet. Ne kemi miratuar vendimin për krijimin e ekipit ndër-institucional për punësimin e komuniteteve, rom ashkali dhe egjiptian”, tha Kurti. 

Kurti tha se kanë vendosur edhe një sistem transparent për ndarjen e fondeve për komunitetet jo shumicë. 

Kurti: Gjatë vitit do të kemi një konferencë ku do të ndajmë storjet e tyre të suksesit

Gjatë vitit do të kemi një konferencë ku do të ndajmë storjet e tyre të suksesit për të inkurajuar të tjerë prej komuniteteve të kontribuojnë në aftësitë e tyre në institucione. Por edhe institucionet të kuptojnë se sa shumë po përfitojnë të gjithë nga diversiteti në vendet e punës. Edhe në nivel të komunave e dimë rëndësinë e përfaqësinë të komuniteteve”, shtoi ai. 

Pjesë e këtij bashkëbisedimi me komunitetin egjiptian ishte edhe zëvendëskryeministrja për komunitete, Emilja Rexhepi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat