Kosova të premten feston/ Rama refuzon liberalizimin e vizave - solidarizohet me mikun e tij Vuçiqin

Aktuale

Kosova të premten feston/ Rama refuzon liberalizimin e vizave - solidarizohet me mikun e tij Vuçiqin

Nga: A.M Më: 21 qershor 2022 Në ora: 18:09
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Publicisti Emin Azemi ka reaguar në lidhje me mundësinë e bojkotimit të Samitit së BE-së me vendet e Ballkani Perëndimor, nga Edi Rama.

Ai në në postim në Facebook tha se kur Kosova të festojë të premten, Rama refuzon të jetë i pranishëm, vetëm për tu solidarizuar me Vuçiqin.

“Kështu e ka Ballkani i Hapur.... gjithçka që vjen prej Europës, madje edhe liberalizimi i vizave për Kosovën duhet me u refuzu...

Fundja, siç do të thoshte Rama, duhet të kemi mirëkuptim ndaj Serbisë...!’, deklaroi Azemi përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Kosova të premten do të festoj liberalizimin e vizave. Ky vendim do të merret në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ...në Bruksel

Ka gjasa që këtë samit ta bojkotojë Serbia, kurse Edi Rama është kah mendon seriozisht me u solidarizu me Vuçiçin....

Kështu e ka Ballkani i Hapur.... gjithçka që vjen prej Europës, madje edhe liberalizimi i vizave për Kosovën duhet me u refuzu...

Fundja, siç do të thoshte Rama, duhet të kemi mirëkuptim ndaj Serbisë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat