Fatmir Sheholli deklarohet për mediumin serb dhe shpalos “verdiktin” e tij për marrëveshjen e energjisë

Aktuale

Fatmir Sheholli deklarohet për mediumin serb dhe shpalos “verdiktin” e tij për marrëveshjen e energjisë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 22:10
Fatmir Sheholli

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, deklaroi se është pyetur për qëndrimin e publikut kosovar ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë në komunat veriore.

Sheholi thekson se marrëveshja e djeshme nuk do të thotë se është nënshkruar marrëveshja, sepse është rënë dakord vetëm për një udhëzues se si duhet të jetë ujdia.

“Nga këndvështrimi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ne besojmë se dialogu është gjithmonë i nevojshëm për të tejkaluar të gjitha barrierat. Kosova është në përfitim të madh sepse banorët e veriut do të fillojnë të paguajnë energjinë elektrike pas 23 vitesh dhe do të përfshihen në sistemin energjetik të shtetit të Kosovës. Ky është një sukses i madh i shtetit të Kosovës”, deklaroi ai për mediumin serb ‘Danas’.

Ai thotë se në anën tjetër Kosova ka bërë kompromis duke i mundësuar Serbisë furnizimin dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik në veri të Kosovës përmes operatorit “Elektrosever”.

“Por një gjë duhet ditur, operatori Elektrosever është i regjistruar në Kosovë sipas të gjitha rregulloreve të shtetit të Kosovës dhe do të përgjigjet vetëm para institucioneve të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

“Mendoj se deklaratat e zyrtarëve serbë kanë për qëllim mbulimin e atij momenti, duke u munduar të zbusin pakënaqësitë e qytetarëve serbë në veri që të fillojnë të paguajnë energjinë elektrike”, tha Sheholi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat