Kurti dhe Krasniqi përplasen për filozofi

Aktuale

Kurti dhe Krasniqi përplasen për filozofi

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Pas një debati të gjatë dhe të ashpër mes opozitës dhe pozitës për projektligjin që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti, deputetët kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Një debat të ashpër pati edhe ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për filozofinë ekonomike.

Krasniqi më tej ka kritikuar Qeverinë për mosmbështetjen e Trustit.

Krasniqi: E dimë që ka qenë prezent edhe në shkollën politike të Vetëvendosjes, Lenini

“Kryeministër ne mundemi me bërë diskutim për filozofinë dhe tani flasim kush dinë e kush s’dinë. Unë po gëzohem që ju nga ortodoksia paski kaluar në heterodoksi, sepse ju keni qenë shumë ortodoksnë të gjithë bindjet e juaja. Ne dimë që ka qenë shumë prezentë edhe në shkollën politike të Vetëvendosjes, pra Lenini e të tjerët. Heterodoksia e juaja për mua është pozitive. Dhe e kam parë edhe nga fakti që disa prej ministrave i ke të djathtë, edhe unë nuk mundem me u habitur që ministrja Rizvanolli del kundër Trustit se ia kemi parë krejt deklarimin e pasurisë që i ka kesh gati 200 mijë euro”, tha ai.

Për këtë pati një replikë nga kryeministri Kurti, i cili tha se gjithë e kanë kritikuar një ortodoksi pa qenë të tillë, dhe kurrë nuk kanë thënë që janë ortodoks.

Kurti: Kurrë nuk kemi thënë që jemi ortodoks

Edhe unë kam qenë i ulur saktësisht në atë ulëse ku është deputeti Krasniqi. Edhe e kam marrë fjalën, edhe kam kritikuar rrymën neoliberale si ortodoksi. Pra, rryma neoliberale është ortodoksi, sepse konsideron që duhet të instalojmë principe të caktuara dhe s’ka nevojë për plan. Ndërkaq, kritika ndaj neoliberalzimit nuk është ortodoksi. Pra, ne kemi kririkuar një ortodoski pa qenë të tillë. Kurrë nuk kemi thënë që jemi ortodoks, jo në kuptim fetar të fjalës, por në kuptimin e teorive ekonomike. Edhe një herë neoliberalizimi është ortodoksi, ndërkaq kritika jonë ndaj neoliberalizimiit ka qenë gjithmonë heterodokse”, theksoi ai.

Kuvendi ka marrë pauzë deri në orën 15:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat