Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare: BE i dha shuplakë protagonistëve të Ballkanit të Hapur

Aktuale

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare: BE i dha shuplakë protagonistëve të Ballkanit të Hapur

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:32
Liderët e Ballkanit të Hapur

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Tomorr Avdia ka thënë BE sot i ka dhënë një shuplakë protagonistëve të Ballkanit Perëndimor.

Ai duke folur për Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në të cilin nuk u mor vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe se liderët e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore e Serbisë, filluan një polemikë me BE-në para samitit.

“Ajo çfarë ka ndodhur është një shuplakë e fortë për protagonistët e Ballkanin të Hapur nga shefat e shteteve të BE-së.

Arsyeja është që këta kanë edhe në prag të samitit filluan njëfarë polemike me Bashkimin Evropian dhe shkuan aq larg sa që thanë ne nuk marrim pjesë në samit”, tha ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat