Plagjiaturat e profesorëve të UP-së, Hoxha: Kastrati e Dugolli kopjuan nga seminaret e studentëve

Aktuale

Plagjiaturat e profesorëve të UP-së, Hoxha: Kastrati e Dugolli kopjuan nga seminaret e studentëve

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 00:33
Dibran Hoxha

Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ka folur për vendimin e Këshillit të Etikës që shpalli plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, e që ORCA kërkoi edhe shkarkimin e tyre.

Hoxha ka thënë se profesorët Dugolli e Kastrati kanë kopjuar nga shumë burime, jo vetëm prej një burimi.

Ai në emisionin “Info Nata” tha se kopjuan nga seminaret e studentëve.

“Pas gjashtë muajve Këshilli i Etikës na ka thënë që nuk po mundemi me marrë vendim sepse nuk po kemi ekspertizë për këtë çështje. A aty janë dy tekste të ngjashme, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati kanë kopjuar prej shumë burimeve, jo vetëm prej një burimi. Dhe burime qesharake. Kanë kopjuar prej Slideve, prej seminareve të studentëve e gjithçka”, deklaroi Hoxha.

Ai ka thënë se nuk kanë dijeni nëse ka profesorë të tjerë të UP-së që kanë bërë plagjiaturë.

Hoxha ka bërë të ditur se përveç që nga UP kanë kërkuar që Dugollit dhe Kastratit ti hiqen titujt akademik, për Kastratin kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ta përjashtojnë Ardian Kastratin nga Komisioni Parlamentar për Arsim.

“I jemi drejtuar kryeparlamentartit Konjufca sepse një absurditet i radhës është se Adrian Kastrati është anëtarë i Komisionit Parlamentar për Arsim. Minimumi i masave duhet të jetë heqja e titujve, sikurse Bujar Dugollin duhet me largu nga pozita e senatorit në Fakultetin Filozofik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat