Sociologu tregon faktorët që po çojnë të rinjtë në vetëvrasje

Aktuale

Sociologu tregon faktorët që po çojnë të rinjtë në vetëvrasje

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:23
Ferdi Kamberi

Se faktorët socio-ekonomk, ndikojnë në vetëvrasjen tek të rinjtë e thotë edhe sociologu, Ferdi Kamberi.

“Sa i përket shkaqeve, sociologët janë të mendimit se ndër shkaqet kryesore janë: periudha e tej zgjatur e tranzicionit, pastaj presioni shoqëror në një pjesë të rasteve. Po ashtu shkaqe të tjera, janë edhe mungesa e qendrave për trajtimit shpirtërorë, stresi post-traumatik, depresioni, tashmë edhe periudha e COVID 19, faktorët socio – ekonomik, gjendja e rëndë ekonomike, papunësia dhe varfëria e lartë”, tha Kamberi.

Përveç këtyre faktorëve, Kaberi  e thekson edhe një faktor tjetër që ndikon në vetëvrasjen tek të rinjtë e që sipas tij janë edhe shumë faqe në internet në të cilat flitet për metodat e vetëvrasjeve.

“Një faktorë tjetër që del të jetë serioz dhe që pothuajse ka qenë shumë pak i pranishëm në të kaluarën në shoqërinë kosovare, është edhe interneti ose informatat në disa faqe qofshin në gjuhë të huaja apo në gjuhën shqipe, ku flitet për metodat e vetëvrasjes, gjë që nënkupton një shtytje/stimulim të viktimës drejtë aktit të tillë. Faqet e tilla krijojnë disa norma sociale të devijuara të cilat shumë lehtë mund t’i shtyjnë viktimat drejtë akteve të tilla” , u shpreh ai.

Kamberi thotë se nëse vazhdon ky trend i vetëvrasjeve, Kosova mund të probleme dhe sfida të konsiderueshme.

“Sociologët japin alarmin që nëse vazhdohet ky trend i rritjes së fenomenit të vetëvrasjes, atëherë shoqëria kosovare mund të përballet me probleme dhe sfida të konsiderueshme”, tha ai.

E për të mos vazhduar ky trend, sociologu Kamberi, thotë se familja duhet të komunikoj më shumë më fëmijët e tyre dhe shteti te krijojë politika për parandalimin e këtyre dukurive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat