​Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit me Greqinë, interes reciprok

Aktuale

​Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit me Greqinë, interes reciprok

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim njoftues, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas LDK-së, Abdixhiku me ambasadoren Vakali, diskutoi për situatën aktuale politike, si dhe për proceset integruese të Kosovës dhe rajonit, me ç’rast theksoi se roli mbështetës i Greqisë është tepër i rëndësishëm.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen ndaj shtetit grek për përkahjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku, përveçse vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë në fushën politike dhe ekonomike dhe fusha tjera është me interes reciprok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat