Kastrati thotë se tani është momenti për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Aktuale

Kastrati thotë se tani është momenti për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:48
Qëndron Kastrati

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati tha se Kosova tani duhet ta bëjë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, që sipas tij, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura.

Sipas tij, Kosova nuk do të duhej merrej me çështje periferike e teknike.

“Ne edhe njëherë po e përsërisim që duhet me bë marrëveshje përfundimtare me Serbinë që duhet me i mbyllë të gjitha çështjet e hapura dhe me arritë së bashku si rajon me e pasë një zhvillim. Ne nuk do të duhej me u marrë me çështje periferike e teknike, por duhet me bë njëherë e përgjithmonë marrëveshje përfundimtare ku i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura“, tha ai.

Kastrati theksoi se me një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, të gjitha çështjet tjera do të bien në vendin e duhur.

“Nëse mirresh vesh në parim dmth për një marrëveshje të gjitha çështjet tjera bien në vendin e duhur. Ne po e shohim edhe një presion të bashkësisë ndërkombëtare ku ka ardhur momenti që Serbia përfundimisht duhet me e njoftë pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron me avancu tutje qoftë në integrime evropiane, qoftë në marrëdhënie të mira me Perëndimin. Kështu që është një moment dhe një mundësi që duhet me e shfrytëzu me bë marrëveshje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat