Haziri: Reciprocitet në çnjohje, çnjohja do të vazhdon nëse nuk ka reflektim

Aktuale

Haziri: Reciprocitet në çnjohje, çnjohja do të vazhdon nëse nuk ka reflektim

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 00:20
Fitim Haziri dhe Albin Kurti

Qeveria e Kosova ka njoftuar për masën e reciprocitetit ndaj shtetit serb.

Depiteti i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se nga tash maltretim do të ketë edhe pala serbe jo vetëm ajo e Kosovës.

“Reciprocitet në çnjohje, çnjohja do të vazhdon nëse nuk ka reflektim”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që u nënshkrua me 26 dhjetor të vitit 2011, kinse për ‘lirinë e lëvizjes’, u bë maltretim dhe vështirësi vetëm për palën tonë (shqiptarët e Kosovës). Nga sot e tutje, këtë maltretim do ta ndjejnë edhe pala serbe. Reciprocitet në çnjohje, çnjohja do të vazhdon nëse nuk ka reflektim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat