“Bukë, krypë e zemër të bardhë”/ Ministri Peci paralajmëron rendimente të larta të grurit

Aktuale

“Bukë, krypë e zemër të bardhë”/ Ministri Peci paralajmëron rendimente të larta të grurit

Nga: A.M. Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:55
Faton Peci dhe Albin Kurti

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë vizituar në fermerë në komunën e Suharekës.

Peci përmes një postimi në Facebook tregoi për këtë vizitë, derisa përmendi të mirat që bujqit në Kosovë kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë Kurti 2.

“Thjeshtëzimi i procedurës së aplikimit ka sjellë rritje të sipërfaqeve të mbjellura, e për fat, këtë vit presim dhe rendiment më të lartë falë kushteve të volitshme klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

Djersa e bujkut është dukati me të cilën paguajmë bukën e përditshme andaj duhet vlerësuar maksimalisht.

Bukë, krypë e zemër të bardhë”, u shpreh Peci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

🌾Bukën tonë të përditshme, falna sot!

🚜Sot së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës, vizituam fermerin Fazli Beqiraj i cili posedon rreth 60 hektarë grurë, ku edhe filluam korrje-shirjen e grurit.

👨‍🌾Bujku kosovar, falë mbështetjes së Qeverisë Kurti 2, për vetëm një vit udhëheqje është bujku më i përkrahur krahasuar me vendet e rajonit.

🇽🇰Qeveria ka prioritizuar bujqësinë duke rritur përkrahjen deri në 👉52 milionë euro👈 për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022, ku teksa flasim, procesi i kontrollës administrative dhe asaj në teren po vazhdon.

🌾1 ha me grurë këtë vit do të subvencionohet me rreth 474€, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150€ për hektarë.

👨‍🌾Poashtu, bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogram, përmes dorëzimit në mullinj. Kultura e grurit ka një rritje prej 216% të mbështetjes financiare krahasuar me qeverisjet e kaluara.

📝Thjeshtëzimi i procedurës së aplikimit ka sjellë rritje të sipërfaqeve të mbjellura, e për fat, këtë vit presim dhe rendiment më të lartë falë kushteve të volitshme klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

🤝Djersa e bujkut është dukati me të cilën paguajmë bukën e përditshme andaj duhet vlerësuar maksimalisht.

🤍Bukë, krypë e zemër të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat