Sveçla takohet me homologen e tij belge, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Aktuale

Sveçla takohet me homologen e tij belge, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:59
Petra De Sutter, Xhelal Svecla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Ministren e Administratës Publike të Belgjikës Petra De Sutter, me të cilën ka diskutuar për projekte konkrete në fushën e administratës publike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se homologia e tij ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur Kosovën në sektorin e administratës publike.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë si dhe e njoftova për të arriturat e qeverisë sonë, ndër të tjera në sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Diskutuam për projekte konkrete në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike. Me këtë rast Prof.Dr. Petra De Sutter shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat