ZKA: Telekomi e RTK me humbje të mëdha si shkak i keqmenaxhimit

Aktuale

ZKA: Telekomi e RTK me humbje të mëdha si shkak i keqmenaxhimit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Miliona euro i humbën shtetit si pasojë e keqmenaxhimit nëpër ndërmarrje publike.

Më së shumti dëme në vitin 2021 pati në Telekomin e Kosovës me gjithsej 10.8 milionë euro apo 66% të totalit të humbjeve.

Sipas gjetjeve të auditorit, humbje pati edhe në Radio Televizionin e Kosovës.

“Në auditimin e performancës në RTK kontrolli i dobët mbi menaxhimin e stafit të rregullt duke mos respektuar edhe vendimet e bordit nga menaxhmenti i ka kushtuar RTK-së keqmenaxhim financiar në vlerë rreth 800 mijë euro për tri vjet”, tha Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca.

Përveç parave, punëtorët në disa raste dyshohet se kryen edhe vepra penale për çka u njoftua edhe Prokurori i Shtetit.

“Nga analizimi i 80% të raporteve të publikuara të auditimit kemi identifikuar 67 raste me elemente potenciale për kryerjen e veprave penale”, njoftoi Spanca.

Megjithëkëtë në raportin e auditimit kishte edhe gjetje pozitive. E tillë është një ku u fitua goxha.

“Fitimin më të madh e kishte realizuar Termokos në shumën prej 1.9 milionë euro apo 49% të fitimit”.kk

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat