Vazhdon rritja e rasteve të reja me CoVID-19 në Kosovë, shifra alarmante gjatë 24 orëve

Aktuale

Vazhdon rritja e rasteve të reja me CoVID-19 në Kosovë, shifra alarmante gjatë 24 orëve

Nga: M.L. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 177 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 602.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 65 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Linku me të dhënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat