Sondazhi i PIPOS, reagon Nitaj: Sondazhe anonime, për hesap të kundërshtarëve të saj, ia mëshojnë AAK-së

Aktuale

Sondazhi i PIPOS, reagon Nitaj: Sondazhe anonime, për hesap të kundërshtarëve të saj, ia mëshojnë AAK-së

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 23:40
Muharrem Nitaj

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj sondazhit të PIPOS, që e nxjerr AAK-në me 12 për qind.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto sondazhe janë për hesap të kundërshtarëve dhe zakonisht “ia mëshojnë Aleancës”.

Ai ka thënë se AAK ka dalë shumë mirë në një tjetër sondazh të publikuar së fundmi por që kjo parti ka kohë që ka hequr dorë nga lufta me sondazhe.

Postimi i tij i plotë:

PIPOS në një sondazh të saj e paska nxjerrë Aleancën me 12%.

Shyqyr që po del dikush t’i përgënjështrojë ato sondazhet anonime të cilat zakonisht e për hesap të kundërshtatëve të saj, ia “mshojnë Aleancës”!

Meqë ra fjala, këto ditë është bërë edhe një sondazh nga një kompani prestigjioze ndërkombëtare dhe edhe aty Aleanca ka dalë boll mirë! Tjetër është që Aleanca moti ka hequr dorë nga lufta me sondazhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat