Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shtynë mbledhjen për të martën, munguan deputetët e VV-së

Aktuale

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shtynë mbledhjen për të martën, munguan deputetët e VV-së

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:08
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shtynë mbledhjen për të martën, munguan deputetët e VV-së

Shqyrtimi i Projektligjit për  rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u shty për martën për hskak të mungesës së kuorumit.

Përpos kryetares së këtij komisioni nga radhët e VV-së, Fatmire Kollçaku, asnjë nga deputetët e mazhorancës nuk ishte i pranishëm.

Mungesa e kuorumit shkaktoi përplasje ndërmjet Kollçakut e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kritikuar qasjen e shumicës, për të cilën thanë se qëllimshëm munguan.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, foli për depërtimin e ujit në bodrumin e klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen pacientët me kancer, duke i dëmtuar aparatura e Radioterapisë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka vizatuar klinikën e Onkologjisë, mirëpo është një problem i trashëguar por me siguri dikush duhet me dhënë llogaridhënie për atë se çka ka ndodh aty. Kanë reaguar institucionet dhe zyrtarët përgjegjës e tash të shohim sa shpejtë do të sanohet ky problem”, tha ajo.

Por deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se shi bie që 20 vite. Ai foli edhe për mungesën e deputetëve të pozitës.

Ne u dakorduam që sot të mbajmë mbledhjen për të kalu dy projektligje të rëndësishme për shëndetësi. Të draftuara dhe të propozuara nga opozita. Mosprezenca e kolegëve sot të pozitës të VV-së, në komision dhe me pamundësu kuorumin për me i trajtua këto projektligje është tërësisht e papërgjegjshme”, tha ajo.

Por ky fjalim i tij sipas Kollçakut është teatër pasi aty prezentë ishin mediet.

Nëse kanë ardhë mediat ti me bo teatër nuk ki nevojë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat