Hoti: Përkundër përhapjes së madhe, rastet që po lajmërohen me COVID-19 janë më të lehta

Aktuale

Hoti: Përkundër përhapjes së madhe, rastet që po lajmërohen me COVID-19 janë më të lehta

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 20:17
Faik Hoti

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka folur për rritjen e rasteve me COVID-19 së fundmi në Kosovë.

Hoti ka thënë se edhe vendet në rastet e rajonit dhe Evropës janë në një valë të re të përhapjes më COVID-19.

Ai tha se ana pozitive e kësaj është që rastet që po lajmërohen këtyre ditëve, janë më të lehta.

“Jo vetëm vendi ynë por edhe disa vende të rajonit dhe të kontinentit evropian tashmë janë në një valë të re të përhapjes së COVID-19. Por ana pozitive e këtij momenti është që rastet të cilat po lajmërohen këtyre ditëve në aspektin klinik përkundër përhapjes së madhe, duket që janë më të lehta, mirëpo është një moment për të rritur masat e kujdesit dhe për të mos neglizhuar situatën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, qytetarët që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit duhet ta bëjnë këtë.

“Për popullatën tonë është me rëndësi të vaksinohen. Qytetarët që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID duhet ta bëjnë këtë, ndërsa qytetarët që kanë marrë dy doza ta kompletojnë edhe me dozën e tretë”, theksoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat