Hoti: Nuk përjashtohet mundësia që situata me COVID-19 të ashpërsohet

Aktuale

Hoti: Nuk përjashtohet mundësia që situata me COVID-19 të ashpërsohet

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 20:50
Ilustrim

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka folur për rritjen e rasteve me COVID-19 së fundmi në Kosovë.

Hoti ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që situata me COVID-19 të shkojë duke u ashpërsuar.

“Nuk përjashtohet mundësia që situata të shkojë duke u ashpërsuar sepse ne po shohim në bazë të analizave ditore nga IKSHPK-ja, i rasteve të dyshimta, shohim që kemi një pjesëmarrje të mostrave që rezultojnë pozitiv me COVID-19, diku prej 20% deri në 30%”, tha ai.

Sipas tij, projeksionet janë që në ditët e fundit mund të ketë rritje më të lartë të rasteve.

“Sot kemi numrin më të madh të mostrave të kryer në muajin e fundit për këtë arsye kemi edhe numër më të lartë të rasteve. Mirëpo përkthyer në shifra më të thjeshta shohim që çdo i treti apo i katërti person që është i dyshimtë dhe i cili testohet për SARS-COV-2 rezulton pozitiv. Projeksionet janë që në ditët në vijim mund të kemi numër edhe më të lartë të rasteve”, deklaroi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat