Konjufca nga BIK-u: Kurban Bajrami na e kujton lidhjen e njeriut me Krijuesin

Aktuale

Konjufca nga BIK-u: Kurban Bajrami na e kujton lidhjen e njeriut me Krijuesin

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 10:02
Naim Tërnava dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar myftiun Naim Tërnava, për rastin e festës së Kurban Bajramit.

Konjufca theksoi se festa e Kurban Bajramit kujton lidhjen e njeriut me Krijuesin.

“Edhe pjesa më e madhe e popullit tonë si në gjithë botën feston Kurban Bajramin. Kjo festë është e rëndësishme, na e kujton lidhjet dhe ngritjet shpirtërore të njeriut, lidhjen e njeriut me Krijuesin, me zotin tonë dhe sakrificën e nevojshme në mënyrë që të arrihet besimi i sinqertë dhe i vërtetë”, është shprehur Konjufca.

“Populli ynë ka kaluar nëpër shumë vështirësi, nëpër udhëkryqe të rrezikshme, që s’kanë qenë aspak të lehta, populli ynë ka qenë gjithmonë në gjendje të ruajë besim e sinqertë dhe besimin e vërtet”, shtoi ai.

“Po ashtu për t’u vlerësuar edhe veprimtaria i pandalshme e Bashkësisë Islame në bamirësi, që iu është gjendur aty që kanë më shumë nevojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat