Skënder Hyseni “shpërthen” ndaj deklaratave kundër presidentit Rugova: Heshtni ose do të përballeni me denoncim publik, fakte!

Aktuale

Skënder Hyseni “shpërthen” ndaj deklaratave kundër presidentit Rugova: Heshtni ose do të përballeni me denoncim publik, fakte!

Nga: M.H. Më: 9 korrik 2022 Në ora: 20:18
Skënder Hyseni dhe Ibrahim Rugova

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni përmes një postimi në facebook ka shkruar në lidhje me deklaratat për qëndrimet e presidentit Ibrahim Rugova për hapjen e frontit të jugut e Rambujes.

Ai shprehet se të gjitha këta që po deklarohen në këtë mënyrë për presidentin Rugova të njejtin kanë ikur nga çdo përgjegjësi dhe kanë heshtur, përcjell “Bota sot”.

Hyseni ndër të tjera shton që është koha që këta ose të heshtin ose do të përballen me denoncim publik, fakte.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Me indinjatë të thellë po lexoj në media këto ditë deklarime të eksponentëve të ndryshëm rreth qëndrimeve të Presidentit Rugova për situata dhe zhvillime të ndryshme, sdomos rreth hapjes së frontit të jugut, pastaj, Rambujes, për të cilat nuk kanë as idenë elemantare ngase ose kanë abstenuar( dujke dhënë dorëheqje) ose kanë ikur nga çdo përgjedhësi. Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin. si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në New York. Ndërsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut!!!

Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër!

Këta të mjerë nuk kanë as njohuri e as dije për asgjë që ka ndodhur, sepse ose kanë abstenuar ose kanë ikur nga do pëgjegjësi si struca që janë!

Eh, tani është koha që vërtetë të heshtni, ndryshe do të përballeni me denoncim publik. Mjaft! Mos abuzoni më, dhe mos gënjeni sepse nuk do të kurseheni nga denoncimi publik. Me fakte!

Ju e dini kush jeni!

S.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat