Prokuroria e Speciales i kërkon gjykatës t’i shtojë edhe 15 mijë fjalë për ta përmbledhë akuzën ndaj Salih Mustafës

Aktuale

Prokuroria e Speciales i kërkon gjykatës t’i shtojë edhe 15 mijë fjalë për ta përmbledhë akuzën ndaj Salih Mustafës

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:57
Salih Mustafa

Prokuroria e Speciales, i ka kërkuar Gjykatës, që t’ia lejoj të shtojë edhe 15 mijë fjalë, gjithsej 45 mijë, në mënyrë që ta përmbledhë akuzën ndaj Salih Mustafës – Calit.

Në këtë rast, në shtator të këtij viti, pritet që palët të paraqesin fjalët e tyre përfundimtare.

“Ndërsa ZPS synon t’i dëgjojë udhëzimet e Trupit Gjykues dhe të paraqesë një përmbledhje të fokusuar dhe koncize, analiza e ZPS-së mbulon provat e paraqitura nga 28 dëshmitarë ndërmjet Prokurorisë dhe Mbrojtjes gjatë 44 ditëve të dëshmisë në gjyq. Zgjerimi do t’i lejojë ZPS-së mundësi të mjaftueshme për të trajtuar përgjegjësinë e të Akuzuarit sipas mënyrave të ndryshme të pretenduara në aktakuzë, dhe për t’iu përgjigjur – në mënyrë koncize, por efektive – pohimit të mbrojtjes për një mbrojtje alibi, duke pretenduar praninë e të akuzuarit në disa vende të ndryshme gjatë periudhës së aktakuzës”, thuhet në shkresë.

Ndryshe, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat