Abdullahu hedh dyshime: Puna e Kurtit me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”

Aktuale

Abdullahu hedh dyshime: Puna e Kurtit me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”

Nga: A.ZH Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:33
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vizitën e tij në Greqi.

Ai ka hedhur dyshimet e tij se puna e Kurtit me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke.

Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.

Oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat