​Nis takimi i drejtorit të ShSKUK-së me drejtorët e spitaleve të përgjithshme

Aktuale

​Nis takimi i drejtorit të ShSKUK-së me drejtorët e spitaleve të përgjithshme

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 08:08 Përditësuar në ora: 09:11 më 13.07.2022
Valbon Krasniqi

Fillon takimi i drejtorit të ShSKUK-së me drejtorët e spitaleve të përgjithshme

Ka nisur takimi i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus.

Pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus, rrjedhimisht edhe rritjes së rasteve të spitalizuara, dje është mbajtur takimi i Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në nivel të ShSKUK, me ç’rast është shtruar nevoja për mobilizim për përballimin e valës eventuale.

Kosova ka disa javë që po ballafaqohet me rritje të rasteve me COVID-19. Vetëm dje dy persona kanë vdekur ndërsa janë 175 raste te reja me koronavirus.

Rritja e rasteve me coronavirus, drejtori i SHSKUK-së thërret në takim drejtorët e spitaleve

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me coronavirus.

Ditëve të fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me coronavirus, ndërsa po ashtu ka pasur raste të vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë nga 467 testime, 175 persona kanë rezultuar me COVID-19. Sipas njoftimit, dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

E për shkak se javëve të fundit ka ndryshuar situata epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 është bërë thirrje të respektohen masat dhe të barten maskat në ambiente të mbyllura.

Një ditë më parë mbledhje ka mbajtur edhe komiteti i ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me coronavirus dhe rritjes së rasteve të spitalizuara.

Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat