Mungojnë deputetët – Shtyhet për nesër Komisioni për Integrim Evropian

Aktuale

Mungojnë deputetët – Shtyhet për nesër Komisioni për Integrim Evropian

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 11:32
Komisioni për Integrim Evropian

Komisioni për Integrim Evropian, në mungesë të kuorumit, e ka shtyrë për nesër takimin ku do të shqyrtohet Projekt-Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni-Kryeziu, tha se në mungesë të deputetëve e kanë të pamundur të vazhdojnë me punimet e takimit.

“Ishin edhe dy deputetë të opozitës që lëshuan sallën duke u quajtur opozitë konstruktive.

Prandaj në mungesë të deputetëve e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi. Nesër në ora 9:30 caktohet komisioni për integrime”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat