Ministri Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkolla për shkak të mbiemrit

Aktuale

Ministri Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkolla për shkak të mbiemrit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 22:17
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur përsëri për mbiemrin e tij. Madje, ai ka ripërsëritur ankesën e tij për mënyrën se si raportohet rreth mbiemrit të tij në media.

Sipas ministrit Peci, ka një qasje seksiste dhe bulliste në raportimet për mbiemrin e tij.

Tutje, i pari i Bujqësisë ka theksuar se fëmijët e tij po stigmatizohen në shkolla për shkak të mbiemrit Peci.

“Ka me vite të tëra në të cilat raportimi medial ka tentuar të marrë një konotacion të përqeshjes të mbiemrit që mbaj. Reagimi im ka qenë se mënyrë se si e tentohet t’i jepet konotacion mbiemrit, duke tentuar të përqeshet, në mënyrën e qasjes seksiste e bulliste. Me të thanë të drejtën më ka preukopu, që dy fëmijtë e mijë në shkollë të stigmatizohen për shkak të kujt janë dhe çfarë mbiemri mbajnë”, tha Peci.

Kujtojmë që dje Peci kishte reaguar në Facebook për këtë çështje.

"Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim", shkroi Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat