Dardan Krivaqa mbrohet në heshtje, Arbër Sejdiu deklarohet i pafajshëm

Aktuale

Dardan Krivaqa mbrohet në heshtje, Arbër Sejdiu deklarohet i pafajshëm

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 10:56
Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje.

Kurse Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021.

Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Valdet Avdiu, në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Me këtë ka përfunduar seanca fillestare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat