Rrustemi: Byroja iu drejtohet vetëm zyrtarëve të lartë publikë që abuzuan me paranë publike

Aktuale

Rrustemi: Byroja iu drejtohet vetëm zyrtarëve të lartë publikë që abuzuan me paranë publike

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 18:36
Adnan Rrustemi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Byroja për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i dedikohet vetëm zyrtarëve të lartë publikë, të cilët janë pasuruar nga keqpërdorimet.

”Ky ligj edhe kjo agjensi, i drejtohet vetëm zyrtarëve të lartë publikë, që kanë abuzuar me paranë publike, dhe janë pasuruar mbi keqpërdorimet”.

”Ne garantojmë siç kemi thënë edhe në kuvend, që të gjitha rekomandimet e Venecias, do t’i adresojmë në lexim të dytë, ose deri në lexim të dytë”.

”Nuk e kuptoj shqetësimin e opozitës në lidhje me këtë projektigj. Proceduralisht nuk mund të bëhen ndryshime mbi këtë projektligj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat