Gashi: Byroja është një fitore për të gjithë ata që duan të luftojnë krimin

Aktuale

Gashi: Byroja është një fitore për të gjithë ata që duan të luftojnë krimin

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 00:08
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi nuk beson që këtë vit do të jetë funksionale Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai, ka theksuar se projektligji për këtë byro do të jetë në të mirë të vendit dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Ky ligj do të jetë i vlefshëm edhe kur partitë tjera do të jenë në pushtet, kështu që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta bëjë një autogol që, për shembull, në mënyrë hipotetike, të keqpërdoret tani sepse ky ligj mund të keqpërdoret edhe kur LVV-ja nuk do të jetë në pushtet”.

“Kështu që unë mendoj se të gjitha matematikat janë në rregull, nuk ka arsye për shqetësim, por besoj që është një fitore e gjithë atyre që duan të ketë luftim të krimit të organizuar, dhe që duan që ky shtet të duket pak a shumë normal, sonte ne nuk do të flasim me emra, por i dimë personat se si kanë ardhur te pasuritë marramendëse, ndërsa kur i sheh të ardhurat e tyre nuk janë të tilla që mund të arsyetojnë”.

“Kjo prapë po them ka të bëjë me ata që mund të jenë shënjestër e këtij ligji, aspekti retroaktiv është prej ditës së shpalljes së pavarësisë e tutje, për këto 14 vjet kush ka krijuar pasuri që nuk mund ta justifikojë, por jo që qytetarët e rëndomtë të kenë frikë nga ky ligj”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat