Abazi tregon pse nuk ishte i pranishëm në votim për Byron

Aktuale

Abazi tregon pse nuk ishte i pranishëm në votim për Byron

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 00:22
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka treguar pse sot nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend kur u votua Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai thotë se janë shumë aspekte që kanë ndikuar në vendimin e tij, e hedh fajin edhe tek mënyra se si udhëhiqet grupi parlamentar i VV-së.

“Nëse më pyet pse kam dalur prej votimit. Janë disa aspekte. Byroja në momentin të cilin jemi, mund të duket i domosdoshëm në kohën që jemi, por në anën tjetër nëse dikush tjetër vjen në pushtet mund ta përdorë atë për konfiskim të pasurive dhe do të ishte shumë e rrezikshme”, thotë ai.

Ai beson se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të duhej të futeshin në projektligj.

“Mendoj që rekomandimet e komisionit të Venecias nuk do të duhej të mos përfshiheshin deri në momentin kur është vënë në diskutim”, shton ai.

Ai po ashtu thotë se nuk ka pasur debat të duhur në grupin parlamentar rreth kësaj teme.

“Edhe tjetra është forma e debatit dhe forma se si udhëhiqet grupi parlamentar, një debat që i duhet, e që në të kaluarën është anashkaluar për shkak të vendimeve të një njeriu. Tash nuk duhet të ndodhë kjo çështje më. Krejt këto kanë ndikuar që unë të mos jem prezent në çështjen e vonimit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat