Tomë Gashi: Ja kush duhet të frikësohet nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Aktuale

Tomë Gashi: Ja kush duhet të frikësohet nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 00:33
Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi deklaron se s’ka arsye askush që të frikësohet nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas tij, verifikimi madje mund të jetë edhe shumë i dobishëm për persona të cilëve u verifikohet pasuria.

“Sepse në momentin që verifikohet diçka, është sikur kur të ndal polici dhe ti e ke patentë shoferin, lejen e qarkullimit dhe veturën krejtësisht në rregull, dhe thjesht vazhdon, pra nuk ka arsye të frikësohet askush”.

“Por ata që e kanë ‘mizën mbas veshit’, ata le të frikësohen, le të fillojnë t’i bëjnë pak do letra sepse afat kanë, ma merr mendja që kanë afat të mjaftueshëm, jo me dokumentacion të rrjeshëm, por thjeshtë nëse mendojnë që personalisht kanë me qenë shënjestër e këtij ligji, kanë kohë të mjaftueshme t’i bëjnë letrat dhe t’i sqarojnë agjencionit i cili për 5-6 muaj do të jetë funksional”, u shpreh Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat