Rizvanolli para komisionit hetimor: Qëllim sigurimi i energjisë elektrike

Aktuale

Rizvanolli para komisionit hetimor: Qëllim sigurimi i energjisë elektrike

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 06:33 Përditësuar në ora: 11:27 më 15.07.2022
Artane Rizvanolli

Rizvanolli flet para Komisionit hetimor për krizën energjtike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar para Komisionit hetimor për krizën energjetike.

Ajo para deputetëve paraqiti pozicionin e ekzekutivit për krizën energjetike, e cila sipas saj po vazhdon ende.

Ministrja Rizvanolli tha se në tetor të vitit të kaluar janë bërë skenarët për përballimin e kësaj krize.

Ajo përmendi edhe ndarjet buxhetore për subvencionim të energjisë, mirëpo tha se rënia e një blloku në KEK i ka prishur gjitha skenarët dhe parashikimet.

Rizvanolli tha se kanë punuar për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tejkalim të krizës energjetike, mirëpo për shkak të krizës edhe në këto dy shtete nuk ka qenë e mundur.

Madje, tha se kanë diskutuar me Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të thëngjillit me energji elektrike.

Ajo nënvizoi edhe qëllimin kryesor të Ministrisë së Ekonomisë në krizën energjetike.

“Siguria e furnizimit me energji elektrike dhe përmballueshmëria e çmimeve të energjisë për qytetarët”, tha ajo.

Komisioni po vazhdon punimet me pyetjet e deputetëve.

Rizvanolli sot intervistohet nga Komisioni Hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite është intervistimi i ministres së Ekonomisë së Republikës së Kosovës ,znj. Artane Rizvanolli dhe diskutimi dhe votimi eventual i emrave të ekspertëve.

Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

Deri tash ky komision ka mbajtur disa mbledhje.

Mbledhja fillon në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat