Kurti e quan historike vizitën e kryediplomatit polak: Na lidh lufta e përbashkët për liri

Aktuale

Kurti e quan historike vizitën e kryediplomatit polak: Na lidh lufta e përbashkët për liri

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 17:17
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur mëngjesin e sotëm ministrin e Jashtëm polak, njëherit kryesues aktual i OSBE-së, Zbigniew Rau.

“Kënaqësi të mirëpresim ministrin e Jashtëm të Polonisë për një vizitë miqësore dhe historike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I pari i ekzekutivit thotë se në takim u diskutua edhe avancimi i raporteve dypalëshe.

“Të lidhur me vlerat e përbashkëta të BE-së dhe luftën për liri, ne patëm një diskutim mbi paqen dhe sigurinë në Evropë dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve tona”, ka shkruar tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat