Bunjaku: Në Qeverinë Kurti nepotizmi është në kulm, ndërsa korrupsioni po lulëzon

Aktuale

Bunjaku: Në Qeverinë Kurti nepotizmi është në kulm, ndërsa korrupsioni po lulëzon

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 08:20
Valentina Bunjaku

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku tha se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet nepotizmi është në kulm.

Gjithashtu, ajo tha se në Qeverinë Kurti korrupsioni është duke lulëzuar.

“Kurti asnjë premtim që e ka dhënë gjatë fushatës nuk e ka mbajtur. Ai u ka bërë akuza partive të tjera duke u thënë atyre se “familjarët janë vetëm për dasma, e jo për vende të punës”. Ndërsa, tani të gjitha bordet janë me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë të afërmit e tyre dhe nepotizmi është në kulm në Qeverinë Kurti. Sa i përket korrupsionit, LDK tërë kohën po e lufton korrupsionin. Mirëpo, korrupsioni është duke lulëzuar në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo.

Në diskutim e sipër, Bunjaku tha se kryeministri Kurti ka ardhur me një shpresë të madhe për qytetarët, e që sipas saj kjo shpresë e madhe u kthye në dëshpërim për popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat