Maturantja më e sukseshme për vitin 2022 zgjedh të bëhet juriste e ardhshme

Aktuale

Maturantja më e sukseshme për vitin 2022 zgjedh të bëhet juriste e ardhshme

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 10:18
Lyra Purrini

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruna provimit të maturës, asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë. 

Rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht.

Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta.

Me gjithsej 95 pikë, Lyra Purrini është nxënësja që mori më së shumti pikë në nivel vendi në Testin e Maturës.

Lyra Purrini e cila u cilësua si maturanjtja më e sukseshme e gjeneratës 2022, me numrin më të lartë të pikëve në testin e maturës ka zgjedhur të bëhet studente e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat