Dyshime për rrjedhje të informacioneve sekrete, ish-prokurorja e EULEX-it ftohet për intervistim nga Prokuroria

Aktuale

Dyshime për rrjedhje të informacioneve sekrete, ish-prokurorja e EULEX-it ftohet për intervistim nga Prokuroria

Nga: A.ZH Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:23
Konferenca e sotme e Maria Bamieh

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, ka thënë se ka marrë ftesën për intervistim nga Prokuroria e Kosovës.

Ajo ka thënë se ftesa i është bërë nën dyshimin se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete, përcjell Bota sot.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare. Maria Bamieh”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it, përmes një konference të mbajtur sot, ka treguar për skandalet e këtij misioni në Kosovë, por edhe për shumë çështje tjera.

Bamieh ka thënë se në shpërthimin në lokalin “Sekiraça” kishte dy dëshmitarë.

Maria Bamieh, derisa punonte si prokurore në EULEX, kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat