“Hilja kryesore” e “Ballkanit të Hapur”, publicisti reagon pas ankesave nga Kosova për plazhin shqiptar

Aktuale

“Hilja kryesore” e “Ballkanit të Hapur”, publicisti reagon pas ankesave nga Kosova për plazhin shqiptar

Nga: A.ZH Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:03
Plazhi shqiptar

Publicisti Emin Azemi, ka reaguar për lajmet se si turistët nga Kosova po kalojnë keq në plazhet shqiptare.

Ai ka thënë se prapa “propagandës”, mund të jetë Serbia dhe se këtu fillon “hilja kryesore e “Ballkanit të Hapur””, përcjell Bota sot.

Reagimi i Azemit në Facebook:

Nëpër portale të ndryshme po lexojmë se si turistët nga Kosova po kalojnë keq aty këtu në rivierën shqiptare. Rasteve të izoluar po iu jepet disi karakter përgjithësues. Për pasojë, ata që kanë dëshirë t'i shohin gjërat bardhe zi, e sidomos ata që disa raste duan t'i shohin si dukuri, shumë shpejt bien pre e një psikoze grupore që si qëllim përfundimtar ka krijimin e një imazhi të rrejshëm mbi turizmin shqiptar.

Në fakt realiteti është krejt tjetër. Më mirë se në bregdetin shqiptar, askund tjetër nuk kalojnë turistët shqiptar e këndej Drinit. Mediat është mirë të shkruajnë për raste që cenojnë imazhin e turizmit shqiptar, por jo të bëhen tellall të një fushate absurde...

Ka rrezik që në prapavijë e thellë të kësaj propagande të zezë të qëndrojë edhe ndonjë "dezhurni" nga "kazermat dezinformuese" të Serbisë, që di të flet edhe shqip, e që si qëllim final ka krijimin e një jazi në mes të shqiptarëve dhe përgatitjen e terrenit për një depërtim më të madh serb në bregdetin shqiptar..... Sepse vetëm qarqeve antishqiptare iu konvenon propaganda për njollosjen rivierës shqiptare... Vetëm ata që nuk duan të shohin një treg të përbashkët shqiptar, dhe gjithçka tjetër të përbashkët shqiptare, duan ta imponojnë veten si shpëtimtar të ekonomisë shqiptare, por edhe si furnizues kryesor me ajër për mushkëritë e shqiptarëve.... Ndoshta këtu fillon edhe hilja kryesore e "Ballkanit të Hapur"?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat